Sot përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 11:00
 Sot përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar procesi i rinumërimit të disa vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-së.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të përmbyllet sot.

 “Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, përmbyllet gjatë ditës, pasi kanë mbetur edhe një numër i vogël që janë në proces”, tha Elezi.

Ai shtoi se janë në pritje edhe të vendimit nga Gjykata Supreme për ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi.

(Kosova Sot Online)