Lutfi Haziri: Vjosa Osmanin nuk e kam parë kurrë jashtë LDK-së

  • E.K /
  • 10 March 2021 - 14:06
 Lutfi Haziri: Vjosa Osmanin nuk e kam parë kurrë jashtë LDK-së

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar edhe rreth humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai tha se LDK-ja ka bërë gabime që i kanë kushtuar në zgjedhjet e fundit.

Teksa është pyetur se a ka qenë gabim i LDK-së edhe largimi i Vjosa Osmanit, nga partia, Haziri tha se asnjëherë nuk e ka parë atë jashtë LDK-së.

Haziri u shpreh i bindur se njerëzit e LDK-së do të pajtohen dhe të kthehen të japin kontribut për partinë.

“Detyrimisht. Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK’së. Ka qenë momenti i saj. Nuk ka mujt askush me preventu politikisht. Kemi punuar në 2019 dhe kjo është ajo që LDK-ja nuk ka ra në dekadë. Rënia e LDK-së ka ndodhur nga 6 tetori më 14 shkurt. Si rezultat duhet ta shohim këtë periudhë kohore se ku ka qenë gabimi jonë. Ka pasur humbje të besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj që tash kanë me u pajtu dhe me u kthy në LDK dhe me e dhënë kontributin e tyre”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)