Kësaj radhe hajnat e votave të shkojnë në burg, herën tjetër votim e numërim elektronik me komisionar të pavarur

Kësaj radhe hajnat e votave të shkojnë në burg, herën tjetër votim e numërim elektronik me komisionar të pavarur
Kësaj radhe hajnat e votave të shkojnë në burg, herën tjetër votim e numërim elektronik me komisionar të pavarur

Hasan Preteni

  • 10 March 2021 - 13:19

Shkruan: ANALIST - Hasan Preteni

Ka disa vite që komisionarët po vendosin kush me hy në Kuvend! Kjo është e vërtetë e madhe, dhe normalisht, ata dirigjohen nga kandidatët që e kanë lekun dhe pafytyrësinë në raport me kolegët. Është e pabesueshme se shumë deputet, prej të gjitha partive, nuk bëjnë fare fushatë, nuk dalin në debate, nuk janë aktive në Kuvend dhe gjithmonë dalin “fitues”. Kjo ishte maksima e Stalinit: “ lëri qytetarët të dalin në votim e votat i numëroj unë”! Secili problem ka zgjidhje vetëm duhet vullnet.

-Një kohë i kishim vjedhjet ndërmjet partive, ky problem u zgjidh, pastaj ky problemi i vjedhjeve brenda partisë u bë problem akut. Ky problem mundë të zgjidhet në shumë mënyra vetëm se duhet vullnet politik.

Vullnetin brenda një partie e kanë ata që po i kontrollojnë edhe komisionarët e atëherë duhet të ketë komisionar të pavarur ose zgjidhje më inovative duke përdorur teknologjinë moderne. Për zbatimin e të gjithë këtyre duhet të ekzistoj edhe frika nga shteti, prej hetuesisë. Të gjitha këto rastet që po shkojnë në rinumërim nëse vërtetohet se ka dallime atëherë komisionarët e atyre pikave duhet të burgosen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".