Del në shitje “shtëpia me e keqe e lagjes”

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 10:03
 Del në shitje “shtëpia me e keqe e lagjes”

Një shpallje për një shtëpi për të cilën thuhet se kulmi i pikon, dyshemeja është e vjetër dhe kërcet në çdo hap, sigurisht se nuk tërheq vëmendjen e askujt që vlerëson paranë e tij, por gjithsesi lexuesit janë të prirë për të parë se për çfarë bëhet fjalë.

Pikërisht në këtë edhe llogariti agjenti i pasurive të patundshme Philip Maine nga Florida.

“Bëhet fjalë për shtëpinë më të keqe në lagje”, fillon përshkrimi në këtë shpallje për shtëpinë në qytezën Zephyrhills na Florida, që ka rreth 15 mijë banorë.

“Shitësi e bëri punën e vështirë për pastrimin e kësaj shtëpie prej 250 metra katrorë, atij i duheshin vetëm kontejnerë për të larguar mbeturinat, dhe tani ju mund të merrni përsipër një punë të mëtejshme. Kulmi po rrjedh dhe dyshemetë po kërcasin, por kjo shtëpi me tri dhomat e gjumit dhe një gjysmë banjo ka konceptin e një hapësire të hapur. Në të njëjtën kohë mendoj se pjesa e brendshme është e lidhur me pjesën e jashtme, pasi dritaret janë të thyera. Kuzhina ka një dritare të madhe përmes së cilës dielli shkëlqen. Dhe kjo është gjithçka”, thuhet në shpalljen për shitjen e kësaj shtëpie, që i është vënë çmimi rreth 58.000 euro.

Shpallja u bë virale për pak kohë për shkak të sinqeritetit të shitësit, por edhe për kreativitetin e tij për të reklamuar në një mënyrë tjetër pasurinë e tij.

“Ndonjëherë shtëpia më e keqe është më e mira për dikë që dëshiron ta rregullojë atë”, “Absolutisht e përsosur” dhe “Do të doja që të gjitha reklamat të ishin kaq të ndershme”, janë disa prej komenteve në këtë shpallje.

(Kosova Sot Online)