Supremja refuzon nëntë ankesa të kandidatëve dhe partive kundër vendimeve të PZAP’it

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 13:23
 Supremja refuzon nëntë ankesa të kandidatëve dhe partive kundër vendimeve të PZAP’it

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Supremja ka bërë me nëntë prej këtyre ankesave i ka refuzuar dhe se gjashtë të tjera janë ende në shqyrtim.

“Të përfunduara janë nëntë (9) ankesa, ndërkaq në punë janë edhe gjashtë (6) të tjera, për të cilat, kolegjet gjyqësore të Gjykatës Supreme, pritet të vendosin brenda afatit ligjorë prej 72 orësh”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni kandidatët dhe subjektet që kanë paraqitur ankesë në Supreme:

Në Gjykatë Supreme, ankesë kanë paraqitur kandidatët dhe subjektet si në vijim:

Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)

Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)

Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021

Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)

Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021

Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)

Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)

Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)

Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)

Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021

Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021

Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)

Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)

(Kosova Sot Online)