Moti për sot dhe vikend në Kosovë

  • E.K /
  • 12 March 2021 - 08:28
 Moti për sot dhe vikend në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se deri të dielën vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Parashikohet se në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Sipas njoftimit, minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira, përveç mëngjesit të së premtes ku ekziston rreziku që për shkak të ngricave të dëmtohen disa pemë të cilat ditë më parë kishin lulëzuar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online)