Lufta kundër krimit të organizuar në institucionet publike shtetërore dhe pastrimi i drejtësisë nga lidhja me krimin, top prioritet për qeverinë në ardhje

Lufta kundër krimit të organizuar në institucionet publike shtetërore dhe pastrimi i drejtësisë nga lidhja me krimin, top prioritet për qeverinë në ardhje
Lufta kundër krimit të organizuar në institucionet publike shtetërore dhe pastrimi i drejtësisë nga lidhja me krimin, top prioritet për qeverinë në ardhje

Dardan Grapci

  • 12 March 2021 - 07:53

Shkruan: ANALIST - Dardan Grapci

Pastrimi i lidhjeve me krimin duhet filluar sa me pare nga vetë sistemi prokurorial, për të kaluar në gjyqësor e tutje, për të vepruar edhe në KQZ, që të mos lejohet me e njëjta strukturë e dështuar në zgjedhjet e14 shkurtit që të organizon edhe zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti. Le të shërbejnë si pretekst për të filluar reformën gjithëpërfshirëse pra edhe këto abuzimet me vota nga komisionarët, në mënyrë që Qeveria Kurti 2, që më ditët e para ta vendosë në prioritet numër një luftimin e krimit të organizuar e korrupcionit , duke filluar me arrestimin e të gjithë personave me pozita te larta dhe te mesme që zbulohen sa kanë rënë ndesh me ligjin, e të cilet janë të lidhur me grupet e nëntokës kriminale dhe mafien që për shumë vite të mbetura mbrapa e shkatërruan dhe e plaçkiten shtetin.

-Turpi i madh që ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, vjedhjet industriale brenda llojit, dhe dështimi i KQZ-së për të instaluar sistem të mirëfilltë të mbarëvajtjes së numërimit dhe mbrojtjes së votës, nuk arsyetohet, nuk mbulohet me vetëm dy raste të arrestimit të komisionarëve të një subjekti politik, Përgjegjësia për këtë skandal që ka shpërthyer edhe në këto zgjedhje, kur komisionarët korruptohen dhe përcaktojnë se kush do të jetë deputet në mandatin e ri, ju takon të gjitha strukturave menaxhuese të procesit zgjedhor, duke filluar nga kupola kryesore që është KQZ me departamentet e veta në strukturën e organizimit.

Nga ky skandal nuk mundë të amnistohen as organet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjeve të sigurisë, drejtësia e Kosovës , prokuroria, gjyqësori dhe policia sepse para fushatës zgjedhore kanë nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi me KQZ-në për ta dhënë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit në të gjitha fazat e tij, deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor, secili segment i sundimit të ligjit sipas kompetencave dhe përgjegjësive që i takojnë. Është qesharake tani që vetëm me dy raste të mbyllet hetimi i abuzimit të votave, derisa ankesa ka nga të gjitha subjektet politike, kandidatët e tyre, por ato po nënçmohen dhe po injorohen.

Një institucion serioz dhe i pa varur i menaxhimit të zgjedhjeve, që duhet të ishte KQZ-ja, në këtë rast do të duhej kërkuar arrestimin e menjëhershëm te secilit zyrtar, komisionar a çka do qoftë ai, tek vendi i punës së të cilit dalin ankesat dhe zbulohen parregullsitë në rezultatin e zgjedhjeve, tjetërsimi i votës nga një kandidat tek një tjetër. Konsideroj se menjëherë pas ankesave të para, reagimi i Prokurorisë Speciale në këtë rast është tepër i vonuar, por, por megjithatë akoma ka fakte dhe hapësirë për të vepruar dhe hetuar.

Ajo se çka duhet të bëjë tash Prokuroria është që të tregohet krejtësisht e pavarur nga Politika dhe të filloj që së bashku me Qeverinë e re ti pastrojnë institucionet e sundimit të ligjit nga individët e korruptuar.
Punëtorët zyrtar që punojnë nëpër institucionet shtetërore të Kosovë, s sidomos ata që janë të përfshirë në marrje dhe dhënie të ryshfeteve, duke abuzuar me pozitën e tyre zyrtar, të listohen dhe publikisht të denoncohen e arrestohen, kurse në zëvendësim të tyre pa asnjë përfillje të procedurës manipulative ankimore, të inkuadrohen kuadro të reja me dinjitet e përkushtim të angazhimit për interesin publik, për qytetarët dhe për shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".