Një infermier në Spitalin e Prizrenit sulmohet fizikisht nga babai i një pacienti

  • E.K /
  • 16 March 2021 - 12:18
 Një infermier në Spitalin e Prizrenit sulmohet fizikisht nga babai i një pacienti

Një infermier i Spitalit të Prizrenit është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës nga babai i një pacienti.

Këtë e ka konfirmuar kryetar i Sindikatës së Spitalit në Prizren, Shkëlzen Krasniqi.

Ai tha se infermieri është sulmuar fizikisht pa ndonjë arsye.

“Pacienti ka ardhur me një udhëzim pa emër e mbiemër dhe pa shënime përkatëse për të bërë një radiografi. Kjo ka qenë arsyeja e vetme pse infermieri ka kërkuar që t’i jepen shënimet personale. Kurse përcjellësi, babai i pacientit i ka thënë “këqyr kryeje t’i punën e mos kërko shënime tjera dhe mandej papritur e ka sulmuar fizikisht duke e goditur ne pjesën e syrit infermierin “, ka thënë ai për PrizrenPress.

Sipas tij, infermieri ka marrë lëndime trupore.

“Infermieri i sulmuar është me përvojë mbi 30 vjeçare dhe është i njohur për sjellje korrekte”, ka thënë ai.

Ndërsa, edhe zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar sulmin fizik ndaj infermierit të Spitalit të Prizrenit.

Ai ka treguar se sulmuesi është arrestuar.

(Kosova Sot Online)