Lexoni edhe:
Gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar që masakroi gruan
Në një objekt banesor në Fushë Kosovë mbrëmë ka shpërthyer zjarri, për shkak të djegies së njehsorëve elektrik. E për t’iu dalë në ndihmë banorëve aty menjëherë ka shkuar një ekip i Policisë së Kosovës.
Në grupin Network Prishtina, një qytetare ka publikuar një foto ku shihen dy policët që iu kanë dal në ndihmë qytetarve aty.
Gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar që masakroi gruanLexoni edhe:
“Këta dy policë kanë rrezikuar jetën vetëm për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në zjarin që ka ndodhur mbrëmë në një ndërtesë në Fushë Kosovës”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie.
Detaje për këtë rast ka dhënë edhe Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Policia ka bërë me dije se dy zyrtarët policorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore më pas.
“Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë 17.03.2021-21:45. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën për një incident zjarri kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë vërejtur se, një kompleks banesor është përfshirë në tym, për shkak të djegies së njehsorëve elektrik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe njësitet e KEDS-it, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme. Si pasojë e zjarrit dhe tymit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policor dhe disa qytetarë, dhe sipas mjekëve gjendje e tyre është stabile. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa për shkaqet e zjarrit pritet që në vendin e ngjarjes të dalë edhe eksperti i zjarrit”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)