“Shumë suksese ministër”- Pas zgjedhjes në Kryesia Zemaj uron veten!

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 20:19
“Shumë suksese ministër”- Pas zgjedhjes në Kryesia Zemaj uron veten!

Armend Zemaj është një nga anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas zgjedhjes në Kryesi Zemaj ka postuar edhe një foto në profilin e tij në facebook ku bën të ditur lajmin.

Por diçka interesante ndodhi më pas.

Zemaj e rishpërndau fotografinë duke uruar veten  “Shumë sukses ministër”.

Një veprim i tillë siç duket u bë nga dikush prej stafit të Zemajt, pasi menjëherë pas një minuti ky postim u fshi nga profili.

(Kosova Sot Online)