Skandaloze në politikën e jashtme të Kosovës, edhe shumë shtete që e kanë njohur pavarësinë kosovarët i trajtojnë si qytetare me shtetësi serbe!

Skandaloze në politikën e jashtme të Kosovës, edhe shumë shtete që e kanë njohur pavarësinë kosovarët i trajtojnë si qytetare me shtetësi serbe!

Hajrullah Tërnava

  • 20 March 2021 - 09:09

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Tërnava

Lajmet që flasin për trajtimin e qytetarëve të Kosovës, në disa shtete që e kanë njohur pavarësinë, akoma si shtetas të Serbisë, është një dëshmi që flet për dështimin e thellë të politikës së jashtme të degraduar të Kosovës, për gjithë këto 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, e cila jo vetëm që humbi disa nga njohjet e fituara, por nuk ka arritur as problemet më të thjeshta procedurale për qytetarët Kosovar ti rregullon në shtetet që na njohin, por pa dëshirën e tyre Kosovarët janë trajtuar dhe regjistruar si qytetar të shtetit serb.

-Tani derisa Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 116 shtete, e nga ky numër janë bërë edhe disa çnjohje të disa shteteve, por kur kemi të bëjmë me diplomacitë reciproke me ato shtete që na e kanë njohur pavarësinë dhe i kemi të hapura ambasadat, sa i përket trajtimit të qytetarëve të Kosovës në ato shtete, do të duhej njohur e drejta e trajtimit vetëm ashtu siç janë, shtetas të Republikës së Kosovës dhe assesi ndryshe, sikur që po vazhdon akoma në disa shtete, ku regjistrohen e trajtohen si qytetar të Serbisë.

Assesi nuk ishte dashur që në ato shtete ku janë mërgimtarët tonë të kenë probleme rreth dokumentacionit të tyre të identitetit dhe dokumentacionit tjetër përcjellës personal, kur dihet se shumë qartë dhe në mënyrë diplomatike është bërë njohja e Kosovës nga ai shtet ku gjenden mërgimtarët, dhe të cilëve tani akoma po ju imponohet të ushtrojnë kërkesa të ndryshme administrative në institucionet e atij shteti ku janë duke jetua, duke u trajtuar akoma si qytetar me shtetësi të Serbisë.

Ka raste konkrete kur mërgimtarëve ju kthejnë përgjigje dhe i evidentojnë si qytetar të Serbisë, pastaj ata detyrohen ti kundërshtojnë dhe kërkojnë nga ajo administratë që ta përmirësojnë “gabimin” e bërë, gjë që herë herë ia arrijnë qëllimit, por ka raste që ai institucion prapë i lëshon dokumentin në të cilin ceket se është banor i Serbisë. Është për t’u alarmuar, bërja publike e lajmit sipas të cilit akoma po ka shumë shtete të cilat edhe pse kanë njohur Kosovën, në dokumentacionin e tyre civil e administrativ, shtetasit e Kosovës po i trajtojnë dhe regjistrojnë akoma si qytetar të Serbisë.

Rasti më i freskët, fatmirësisht i zgjidhur në favor të kosovarëve, është për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Suedi të cilët tash e një kohë po regjistroheshin atje si qytetar e shtetas serb, dhe vetëm këto ditë është raportuar nga Ambasada e Kosovës në Suedi se ky problem është zgjidhur dhe do ju njihet e pranohet vetëm identiteti i shtetit Kosovar. Lirisht tani mundë të konstatojmë se kjo është vetëm edhe një pasoj tjetër që flet për dërgimin e njerëzve të pa përgatitur, militant politik e familjar të pushtetarëve, nëpër përfaqësitë diplomatike, ambasada e konsullata, që kanë marr paga kot së koti nga buxheti i shtetit dhe nuk kanë bërë asnjë gjë të mirë për shtetin as për qytetarët që jetojnë atje dhe ballafaqohen me problemet që duan zgjidhje, qoftë edhe nga më të thjeshtat, nga shteti i tyre.

Prandaj nga qeveria ne ardhje duhet ta ketë detyrë parësorë që ta reformon dhe forcon profesionalisht tërësisht, me prioritet të veçantë, shërbimin diplomatik dhe konsullor të shtetit të Kosovës, ngase përbërjet e tanishme kanë dështuar tërësisht, edhe politikisht por edhe profesionalisht në zgjidhjen e problemeve më të thjeshta për qytetarët Kosovar në ato shtete.

Një veprim i tille i qeveris në ardhje do të jua lehtësoj mërgimtarëve realizimin e të drejtave të tyre, qe krahas problemeve tjera me të cilat ballafaqohen në diasporë, s’paku mos të merren me këtë çështje administrative e duke i kundërshtuar ato dokumente që iu lëshohen si qytetar të Serbisë, sepse ka nga ta që harxhojnë edhe pare duke i angazhuar avokatet e tyre për ti realizua ato të drejta të tyre, për të cilat angazhime duhen të paguajnë nga xhepi i tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".