Çka u sekuestrua në aksionin e sotëm policor, i zhvilluar në disa lokacione të vendit

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 15:02
 Çka u sekuestrua në aksionin e sotëm policor, i zhvilluar në disa lokacione të vendit

Municion e armë janë sekuestruar në disa lokacione të vendit, nga operacioni i quajtur “Stuhia”, i nisur mëngjesin e sotëm.

Me anë të një konference për media, policia ka treguar se të dyshuarit e arrestuar, gjithësej 7 persona, me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar për 48-orë.

Ndërsa, u bë e ditur se çka u sekuestrua sot.

“Granatë hedhës dore -3 copë, mbushës granat-hedhës, armë të gjatë, armë gjuetie, municion të kalibrit 7, pesë arka të mëdha me fishekë, 8 karikatorë të mbushur…Mjete për pastrimin e armëve, kondakë, telefonë, laptopë, pranga…etj”, njoftoi policia.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orëve”, u tha ndër të tjera në konferencë.

Arrestimi i të dyshuarve erdhi pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit për disa persona konkretë.

(Kosova Sot Online)