Ishte “azilant” në listën e LDK-së, mafio oligarku Behxhet Pacolli i zgjedhur deputet e injoron Kuvendin për ta dhënë betimin!

Ishte “azilant” në listën e LDK-së, mafio oligarku Behxhet Pacolli i zgjedhur  deputet e injoron Kuvendin për ta dhënë betimin!

Gani Qarri

  • 25 March 2021 - 07:40

Shkruan: ANALIST- Gani Qarri

Mafio oligarku i pështirë dhe politikani mashtrues e rusofil Behxhet Pacolli, përfundimisht e tregoi fytyrën e tij të vërtetë të shfrytëzimit të politikës vendore, vetëm për interesat e tij personale të biznesit, duke mos u interesuar fare, që të jetë të paktën prezent në seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, por duke vrapuar thjeshtë, pas përfitimeve të bizneseve të tij kriminale.

Madje pikërisht shkaku i tij edhe LDK, mori një ndëshkim të fortë nga elektorati i zhgënjyer dhe atë krejt për shkak të futjes së Pacollit në listën zgjedhore të LDK-së, njeriut më antipatik dhe të urryer nga qytetaret, që si figurë mashtruese politike gjithmonë e ka pasur Kosovën vetëm si barkë për të notuar në politikë dhe nëpër institucione të shtetit, për të kapur fijen e krimopolitikës që ja bënë argatin bizneseve të tij kriminale. Për aq më tepër, ky matrapaz pa fije turpi e ka arsyetuar edhe mungesën e tij në seancën konstituive dhe përmbushjen e obligimit për dhënien e betimit të deputetëve në Kuvend, që është obligim ligjor e kushtetues, duke thënë se kinse kjo ka ndodhur për arsye të kufizimeve të shkaktuara (sidomos ditëve të fundit) nga pandemia, që edhe për kundër dëshirës së tij për të marr pjesë në seancë, kinse nuk ka arritur, por që një gjë të tillë do ta bëj në seancën e radhës.

Kjo dëshmon se Pacolli mbetet soji më arrogant dhe i turpshëm i deputetit, që s’ka pikë respekti as për Kuvendin e Kosovës, e as për pozitën e deputetit, e më së paku ka respekt për atë çka përfaqëson deputeti, dhe obligimet e kësaj pozite ne raport me Kushtetutën dhe ata qe i përfaqëson, duke shkelur edhe votën e qytetarëve që e ka marr në llogari të LDK-së, dhe fshehur nën ombrellën e saj, si azilant me efekt kontaminues i Isa Mustafës. Për aq më keq, ky tip deputeti është turpi i imazhit të Kosovës i cili dihet botërisht se kur e bënte pazar votën, zhagaz shkonte në Kuvend, e kur s’ka vlerë vota e të njëjtit për ndonjë pazar politik, nuk e lejojnë rrethanat të marr pjese as në seancën promovuese dhe atë të dhënies së betimit, megjithëse si deputet, e ka obligim kushtetues.

Madje ka mbi dhjet ditë që është caktuar seanca për konstituimin e kësaj legjislature, por ai, thjeshtë nuk ka gjetur kohë që të jetë prezent në këtë solemnitet obligativ ligjor, që dëshmon aprirori se kjo do të jetë legjislatura e fundit që i jep hapësirë këtij lloji të matrapazëve të cilët thirren si përfaqësues të popullit, të involvohet në parlament, pasi që ndëshkimi i popullit ka filluar të bije pa mëshirshëm në secilin subjekt politik që mashtron apo strehon mashtruesit dhe matrapazët që politikën e bëjnë vetëm për biznes dhe interesa personale, sikur që është matrapazi i llojit Pacolli.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".