Raporti 24 orësh: 10 të vdekur dhe 793 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 15:05
Raporti 24 orësh: 10 të vdekur dhe 793 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 10 viktima dhe 793 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 755 persona nga koronavirusi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.033 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në postimin e IKSHPK-së.

(Kosova Sot Online)