“E pyeta Vjosën a idhnohesh nëse kandidoj”, Nasuf Bejta tregon si iu përgjigj Vjosa Osmani

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 15:28
 “E pyeta Vjosën a idhnohesh nëse kandidoj”, Nasuf Bejta tregon si iu përgjigj Vjosa Osmani

Sot pritet të mbahet seanca për votimin e Presidentit. Përveç Vjosa Osmanit, në garën për të parin e shtetit do të kandidoj edhe Nasuf Bejta.

Se do të jetë kundër kandidat i Osmanit e ka konfirmuar vetë Bejta. Ai ka thënë se është kandidat serioz për këtë pozitë.

“Do të jetë një kandidaturë shumë serioze mendoj, tash të shohim. Kam qenë i gatshëm ta sfidoj secilin prej kandidatëve, pse jo edhe Vjosën. Secili që do të fitoj do ta urojmë njëri tjetrin”, tha ai.

Bejta thotë se dëshira për ta sfiduar vetën e shtyri që të jetë kandidat për të parin e shtetit. Madje tha se humbjen nga një kandidat i mirë do ta konsideronte si fitore.

“I dua sfidat, shumë i dua sfidat dhe jam tip i tillë që edhe me humb prej dikujt që është i mirë e konsideroj si tore”, tha ai.

Për më tepër se një muaj, Bejta thotë ta ketë njoftuar edhe Osmanin për kandidaturën e tij.

Më tepër se një muaj ka që e kam pyetur Vjosën se, ‘a idhnohesh me t’u bërë kundër kandidat’ dhe ajo më tha: ’nëse je i gatshëm dil sfdojëm dhe do ta sfidoj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)