Lexoni edhe:
Shpërthen Covid-19 në këtë vend, shënohet rekord prej mbi 200.000 rastesh për një ditë
Ish-ambasadori, Avni Spahiu ka thënë se prezantimi i ministres së Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ishte mjaft dinjitoz.
Ai u shpreh se nuk duhet të jemi të padrejtë ndaj saj, pasi që Gërvalla ruajti një konstant të prezantimeve të mëparshme.
Shpërthen Covid-19 në këtë vend, shënohet rekord prej mbi 200.000 rastesh për një ditë Lexoni edhe:
“Nuk duhet të jemi të padrejtë ndaj ministres Donika Gërvalla, ishte paraqitja e saj e parë si ministre e Jashtme. Ka qenë një paraqitje dinjetoze sepse ka ruajtur një konstant që ka qenë karakteristikë e prezantimeve të Kosovës nga të gjithë ish-ministrat dhe përfaqësuesit e Kosovës në OKB”.
Tutje, Spahiu tha që ritheksimi i krimeve që ka bërë Serbia ndaj Kosovës duhet bërë gjithnjë, e në asnjë moment nuk duhet të harrohet.
“Dmth, ritheksimi i krimeve që ka bërë Serbia në Kosovë që nuk duhet në asnjë moment të harrohet por duhet përsëritur dhe ku ka një vend më të mirë se sa Këshilli i Sigurimit të OKB-së, aq më tepër që përfaqësuesi serb dhe ai rus vazhdimisht përsërisin dhe prezantojnë gjëra të pavërteta duke akuzuar shtetin e Kosovës për gjëra të pabëra.Kjo nuk mund të kaloj pa u sfiduar nga përfaqësuesit tanë. Rinumërimi i të gjithë të këqijave që ka bërë Serbia është një e drejtë e jona dhe është prezantim dinjitoz”, u shpreh Spahiu.
(Kosova Sot Online)