“Kah po shkon ky shtet”, federata e mjekëve reagon ashpër ndaj gjobitjes së kryesindikalistit dhe arrestimit të mjekut

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 14:30
 “Kah po shkon ky shtet”, federata e mjekëve reagon ashpër ndaj gjobitjes së kryesindikalistit dhe arrestimit të mjekut

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovë ka reaguar pas arrestimit të mjekut nga Podujeva dhe gjobitjes së kryesindikalistit, Sheqir Maliqi, pasi organizoi protestë për lirimin e mjekut I.H.

Kryetari i Sindikatës së Qendrës Kryesore Familjare të Podujevës, Sheqir Maliqi, është gjobitur me 200 euro për organizim të protestës në kohë pandemie nga Inspektorati Sanitar dhe 100 euro nga Policia e Kosovës.

FSSHK-ja përmes një komunikate drejtuar inspektorëve dhe policëve, u tha se ku ishin ata kur në fushatë zgjedhore partitë politike grumbullonin militantë e simpatizantë në restorante, oda e sheshe, pa reskeptuar asnjë masë të Qeverisë, rekomandim të IKSHPK-së.

Madje në reagimin e tyre thuhet se ju që i jeni vërsulur mjekut e kryesindikalistit, kujtoni se po këta të njëtit kanë qenë dhe janë në vijën e parë të frontit dhe në shërbimin tuaj.

Reklamë

Në mëngjesin e ditës së sotme, punëtorët shëndetësorë protestuan kundër suspendimit dhe arrestimit të pulmologut I.H, i cili kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime një personit të shtyer në moshë, pas orarit të punës.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Kah po shkon ky shtet?

Deri dje u quajtëm HERONJË, sot arrestohet mjeku, gjobitet Kryesindikalisti, ku ishit ju inspektorë e policë të nderuar, kur në fushatë zgjedhore partitë politike grumbullonin militantë e simpatizantë në restorante,oda e sheshe, pa reskeptuar asnjë masë të Qeverisë,rekomandim të IKSHPK-së.

Po shihet qartë se të gjithë ju po doni të tregoheni të zellshëm dhe punëtorë para pushtetit.

Kjo është pabarazi,diskriminim, e më shumë se aq është fyerje e dinjitetit.

Keni shkuar aq larg sa të gjitha dështimet tuaja doni ti mbuloni me një veprim, nuk ka arsytim për shkelje të ligjeve por ka arsye për trajtim të barabarta para ligjeve, këtë gjë na e garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Andaj të gjithë ju që sot u jeni vërsulur mjekut e kryesindikalisti, mendoni se po këta të njetit kanë qenë dhe janë në vijën e parë të frontit dhe në shërbimin tuaj.

(Kosova Sot Online)