Armin Laschet e siguron përkrahjen e partisë së Merkelit për kancelar

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 10:16
 Armin Laschet e siguron përkrahjen e partisë së Merkelit për kancelar

Armin Laschet e ka siguruar përkrahjen e Partisë Kristina-Demokrate të kancelares Angela Merkel për të garuar si kandidat i qendrës së djathtë për postin e kancelarit në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në shtator.

Kryetari i CDU-së u përkrah nga 77.5 për qind e anëtarëve të bordit ekzekutiv të partisë në pushtet. Rivali i tij nga Bavaria, Markus Soeder, mori përkrahje prej vetëm 22.5 për qind.

Soeder më parë nuk e kishte përkrahur kanidaturën e rivalit Laschet, duke thënë se i përket partisë që të vendosë se kush do ta përfaqësojë në aleancën konservatore, shkruan BBC.

Zonja Merkel, e cila e ka ushtruar detyrën e kancelares që nga viti 2005, pritet të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 26 shtatorit.

Laschet u zgjodh kryetar i CDU-së në janar, kur e prezantoi veten si vazhdues i periudhës së Merkelit. Ai tash për tash është kryeministër rajonal i shtetit North Rhine-Westphalia, që e ka numrin më të madh të banorëve në Gjermani.

Një i mbijetuar politik që është këndellur nga humbjet e së kaluarës, Laschet njihet për politikat e tij liberale, pasionin për Bashkimin Evropian dhe aftësinë për të ndërtuar lidhje me komunitetet e imigrantëve.

(Kosova Sot Online)