Hajnave të shtetit, të ju konfiskohet pasuria e fshehur edhe në parajsat fiskale, jashtë kufijve të Kosovës

Faik Krasniqi

  • 20 April 2021 - 07:35

Shkruan:ANALIST-Faik Krasniqi

Ne kërkojme nga Qeveria e re që me rastin e fillimit të hartimit te ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar kundërligjshëm, paralelisht të punohet që me ligj të parashihet konfiskimi dhe hetimi i pasurisë së fshehur edhe jashtë vendit, procedura e konfiskimit te asaj pasurie, ngase jo vetëm milionat,  por miliardat e vjedhur janë të  larguar nga Kosova dhe përfitojnë të pasurit e inkriminuar.

Ligji për konfiskimin e pasurisë se paligjshme është shumë i rëndësishëm. Ky ligj do ta çrrënjoste korrupsionin dhe krimin e organizuar, sepse askush më nuk do të guxonte të vidhte. Ndoshta e kanë menduar edhe këtë gjë që një pjesë ose pjesën dërrmuese të pasurisë së paligjshme, ta kenë fshehur jashtë shtetit. Kryesisht në shtetet ku konsiderohen parajsë për pastrimin e parave të tilla, të fituara kundërligjshëm. Për ta bërë këtë duhet bashkëpunuar me institucionet ndërkombëtare që janë të specializuara për këto çështje.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".