Gjakovari i bën për mjekë dy policë

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 11:50
 Gjakovari i bën për mjekë dy policë

Një person nga Gjakova është arrestuar nga policia e Kosovës pasi që i njëjti i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të policisë, policët më pas kanë pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Besim Bistrazhini, Gjakovë 27.04.2021 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)