Variantet e reja me Covid-19, ndalohen udhëtimet nga këto shtete

  • A.P /
  • 07 May 2021 - 15:59
Variantet e reja me Covid-19, ndalohen udhëtimet nga këto shtete

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me koronavirus.

Ai i ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Duke marr parasysh situatën epidemiologjike në botë dhe shfaqjen e varianteve të reja me Covid -19 në vendet si Brazil, Indi dhe Afrikë e Jugut rekomandojmë që udhëtimet prej këtyre shteteve të ndalohen dhe të mos lejohet ardhja e udhëtareve nga këto shtete”, ka thënë Vitia.

(Kosova Sot Online)