Nicola Orlando: Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë

  • E.K /
  • 13 May 2021 - 13:34
 Nicola Orlando: Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ua ka uruar festën e Fitër Bajramit, të gjithë atyre që festojnë në Kosovë, Itali dhe më gjerë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Orlando ka shkruar se shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë.

“Shpresojmë që fryma e Ramazanit të mbizotërojë në Kosovë dhe në botë, duke sjellë harmoni dhe paqe shumë të nevojshme mes kulturave dhe komuniteteve”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)