Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 14 May 2021 - 07:50
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosova Sot Online sjell ngjarjet e ditës së sotme.

08:00 Bëhet vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) 

11:00 – 14:00Në organizim të Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Ansamblin “Shota”, organizohet një ceremoni komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të këngës shqipe, Ismet Bogujevci.11:00 – Parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri në Teatrin Kombëtar;11:30 – 14:00 – Ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti artistik. (Teatri Kombëtar, Prishtinë)

12:00Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”) 

12:00Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon marshin: Në solidaritet me popullin palestinez. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

13:00Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit me respiratorë nga shteti i Norvegjisë për Qendrën Mjekësore të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

16:00Mbahet ceremonia e varrimit të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci. (Varrezat e qytetit në Arbëri)

(Kosova Sot Online)