Lumir Abdixhiku pret në takim deputetin shqiptar Shaip Kamberi

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 15:03
 Lumir Abdixhiku pret në takim deputetin shqiptar Shaip Kamberi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi.

Në takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Anton Quni.

Abdixhiku përmes Facebook-ut ka thënë  se Kamberi me qëndrimet e tij në parlamentin serb kanë treguar të vërtetën për shqypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë.

“Sot, në Zyret e LDK-së pata kënaqësinë që bashkë me nënkryetarët Haziri e Quni të pres në takim zërin e shqiptarëve në Luginë, deputetin Shaip Kamberin. Si deputet i guximshëm, i drejtë e i drejtpërdrejtë, qëndrimet e tij në Parlamentin e Serbisë kanë treguar gjithmonë të vërtetën e vetme mbi shtypjen që ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginë dhe të shkuarën e regjimit – që dhe sot s’ndryshon dot – mbi Kosovën”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë derë e hapur për secilin përfaqësues.

“LDK do të jetë një derë e hapur bashkëpunuese me secilin përfaqësues politik shqiptar që punon drejtë e mbarë për shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)