
Lexoni edhe:
Ana Bërnabiq: Askush në NATO s’është i lumtur që Zeman na kërkoi falje për bombardimet
Prokuroria Themelore e Pejës pritet të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një zyrtari policor, i arrestuar dje për “marrje ryshfeti”.
Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit), ndërsa me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se gjatë ditës do të kërkohet paraburgim për zyrtarin policor.
Ana Bërnabiq: Askush në NATO s’është i lumtur që Zeman na kërkoi falje për bombardimet Lexoni edhe:
“Gjatë ditës, prokurori i shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale “marrje ryshfeti”,”, tha Nikçi.
Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve, dje ka arrestuar në flagrancë zyrtarin policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.
“Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, ka njoftuar IPK.
(Kosova Sot Online)