2-vjeçari vdes, vëllai 5-vjeçar i vetmi që i shpëtoi tragjedisë në Itali

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 12:53
 2-vjeçari vdes, vëllai 5-vjeçar i vetmi që i shpëtoi tragjedisë në Itali

Në 14-të ka shkuar numri i viktimave pas rënies së teleferikut në Itali nga një lartësi prej 20 metrash. Mes viktimave janë dhe dy fëmijë.

Një dyvjeçar bashkë me babain 39 vjeçar, nënën 26 vjeçare dhe dy gjyshërit 82 dhe 70 vjeç  humbën jetën, ndërsa fëmija 5 vjeçar i familjes mbijetoi.

Fëmija 5 vjeçar është i vetmi që arriti ti mbijetonte tragjedisë.

Çifti i ri bashkë me fëmijët dhe gjyshërit ishin kthyer nga Izraeli për të bërë një udhëtim familjar në Alpe. Me ta ishte dhe djali i tyre i madh, Eitan 5-vjeçar i vetmi i mbijetuar. Vogëlushi ndodhet në spital ku po merr trajtimin nga mjekët, por gjendja e tij është në situatë kritike. Sipas medieve italiane fëmija ndodhet në spitalin e Torinos dhe i është nënshtruar një operacioni.

(Kosova Sot Online)