Djali 9-vjeçar gjen 5 mijë dollarë gjatë pastrimit të veturës që e bleu familja e tij

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 10:29
Djali 9-vjeçar gjen 5 mijë dollarë gjatë pastrimit të veturës që e bleu familja e tij

Një djalë nëntëvjeçar nga Indiana, duke pastruar veturën sportive që familja e tij e bleu në shtator, bëri një zbulim që babai i tij fillimisht e kishte të vështirë ta besonte: 5 mijë dollarë para të gatshme.

Landon Melvin gjeti një zarf që përmbante para kesh poshtë një tepihu të veturës.

Djaloshi i tregoi babait, Michael Melvin, rreth zbulimit të tij në automjet, të cilin familja e kishte blerë në shtator të vitit 2020, por babai e kishte të vështirë ta besonte se kjo histori ishte e saktë.

Më pas kontaktoi pronarët e mëparshëm të veturës, familjen nga Karolina e Jugut, të cilët thanë se gjatë një udhëtimi e kishin ngatërruar zarfin duke e lënë nga një veturë në tjetrën.

Ata këmbëngulën që Landon Melvin t’i mbante për veti 1 mijë dollarë, si shpërblim.

Michael Melvin deklaroi se kjo situatë i dha një mësim të vlefshëm, duke thënë se tani e tutje do bëjë kontrolle të tilla gjithmonë sa herë do pastrojë veturat.

(Kosova Sot Online)