U prezentua si hetues i Krimeve Ekonomike, kërkoi nga çifti 30 mijë euro

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 11:22
 U prezentua si hetues i Krimeve Ekonomike, kërkoi nga çifti 30 mijë euro

Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi është prezentuar si hetues i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, duke mashtruar një çift, nga të cilët ka kërkuar 30 mijë euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

MASHTRIM-PREZENTIM I RREMË/Prishtinë.24.05.2021-16:00. Hetuesit e DHKEK kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti është prezantuar si hetues i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës dhe se ka mashtruar dy bashkëshortët viktimat një femër dhe një mashkull kosovarë, lidhur rastin që kinse është duke hetuar iu ka kërkuar 30.000 euro. Me vendim të gjykatës është simuluar vepra duke i dhënë 11.oo0 euro të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)