Deputetja dëbohet nga seanca parlamentare shkaku i pantallonave të ngushta

  • E.K /
  • 03 June 2021 - 09:11
 Deputetja dëbohet nga seanca parlamentare shkaku i pantallonave të ngushta

Një incident është regjistruar gjatë një seance parlamentare në Tanzani. Një deputete është nxjerrë jashtë Parlamentit për shkak të pantallonave të saj të ngushta. Lidhur me rastin, një nga deputetët është shprehur se mënyra se si visheshin disa gra është tallje në parlament.

“Z. Kryetar, një shembull është motra ime ulur në të djathtën time me një këmishë të verdhë. Shikoni pantallonat që ajo ka veshur, Z. Kryetar!” tha Husein Amar tha në parlament.

Kryetari më pas urdhëroi deputeten, Kondester Sichwale, të largohej.

“Shkoni të visheni mirë dhe pastaj bashkohuni me ne përsëri më vonë,” tha Kryetari Job Ndugai.

Ai shtoi se kjo nuk ishte ankesa e parë që ai kishte marrë në lidhje me veshjen e grave deputete të Parlamentit dhe u tha urdhëruesve të dhomës që të ndalonin hyrjen për këdo që ishte veshur në mënyrë të papërshtatshme.

Një grup i udhëhequr nga deputetet Jacqueline Ngonyani dhe Stella Manyanya këmbëngulin se lëvizja ishte e padrejtë dhe se nuk kishte asgjë të keqe me rrobat e zonjës Sichwale. Incidenti ka sjellë gjithashtu komente në media sociale nga e gjithë bota.

(Kosova Sot Online)