Mitrovicë: Mosmarrëveshje mes dy familjeve, 55-vjeçari godet me thikë 17-vjeçarin

  • E.K /
  • 04 June 2021 - 10:21
Mitrovicë: Mosmarrëveshje mes dy familjeve, 55-vjeçari godet me thikë 17-vjeçarin

Dje në Mitrovicë, në orët e pasdites janë arrestuar dy persona, pasi ishin të përfshirë në një incident me thikë dhe armë zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se H.G., 55 vjeçar  e ka goditur me thikë F.T., 17 vjeçar. Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe për mjekim te mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë.

Ndërsa tek i mituri është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishek, të cilat nga policia janë konfiskuar si provë materiale.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, janë hasur njolla gjaku dhe dy gëzhoja, dyshohet se deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të dy familjeve, të cilët janë involvuar në rrahje.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit H.G., 55 vjeçar është iniciuar rasti “Vrasje në tentativë” dhe ndaj të dyshuarit të dytë, F.T., 17 vjeçar është iniciuar rasti me veprat: ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve’’, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, me vendim të prokurorit të dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

(Kosova Sot Online)