Gjykimi i krimeve të luftës, premtim që po realizohet nga Qeveria

Gjykimi i krimeve të luftës, premtim që po realizohet nga Qeveria

Hajrullah Tërnava

  • 04 June 2021 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Ternava

Qeveria Kurti deri më tani në tërësi po iu përmbahet atyre premtimeve që ua ka dhënë elektoratit parazgjedhor, prandaj me këtë qëndrim po dëshmohet më në fund përkushtimi serioz dhe i pa lëkundur edhe për ta mbështetur sistemin e drejtësisë̈, për t’i dhënë zgjidhje nyjës prej dy dekadash të nxjerrjes para drejtësisë të krimeve dhe kriminelëve të luftës, me mbështetje, politike dhe ngritje të kapaciteteve kadrovike - profesionale, por edhe të mbështetjes financiare. Kjo u la të kuptohet e besohet kështu, sipas njoftimit të bërë̈ publik nga Ministria e Drejtësisë, se është marr vendimi që të ndahen mjete për rekrutimin e prokurorëve të rijnë për Departamentin e Krimeve të Luftës, edhe për katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë̈ profesional dhe dy staf mbështetës në Departamentin për Krime të Luftës, në kuadër të Prokurorisë̈ Speciale PSRK.

Ministrja Albulena Haxhiu ka theksuar se është̈ e nevojshme dhe e domosdoshme që të shtohen kapacitetet në këtë̈ departament për faktin se tashme shumë shpejtë do të miratohen ndryshimet e nevojshme ligjore përmes të cilave eliminohen pengesat dhe rrjedhimisht mundësohet hetimi, por edhe gjykimi në mungesë i kriminelëve të cilët kanë kryer krime lufte. Vendimi është marre gjatë takimit që ka pasur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë̈ së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë̈ Speciale, Blerim Isufaj, e ku gjatë takimit u diskutua çështja e sigurimit të mjeteve buxhetore me qëllim të shtimit të numrit të prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit tjetër mbështetës në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Mjetet shtesë për këtë destinim do të ndahen me rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Me këto investime që do të ndërmerren nga Ministria e Drejtësisë, tani qytetarit do ti kthehet shpresa se shteti po ndërmerr masat ligjore të përndjekjeve të vepër kryesve kriminel, që vranë shumë njerëz të pafajshëm dhe deri më tani fare nuk u zbuluan vepër kryesit, e që familjaret e të vrarëve qe dy e më shumë dekada janë në ankth të pritjes së zbulimit të vrasësve të anëtarëve dhe familjareve të tyre, e shumë nga ata të vrarë edhe sot e sa vite ka që as varret nuk ju dihen ku i kanë, me këto veprime të përndjekjeve të zyrtare që do të ndërmerren në të ardhmen, do ta ka një efekt pozitiv së paku që qytetarit të këtij vendi do ti kthehet shpresa, se ky shtet po merret me ato dhimbje të familjarëve të tyre që i humben ata anëtar të tyre, dhe s’paku edhe zyrtarisht po punohet në zbardhjen zyrtare të vrasësve të tyre, dhe dënimeve që i meritojnë për ato vrasje, dhe që kur shteti merret në mënyrë të përpikte dhe të pandërprere te atyre vrasësve, edhe efekti i këtyre hulumtimeve do të jetë më efikas, dhe s’paku për drejtësinë do të identifikohen ata dorë vrasës dhe dënimi meritor do t’iu shqiptohet qoftë edhe në mos prani të tyre të atyre vrasësve, edhe familjarëve të dëmtuar do t’iu lehtësohen ato dhimbje dhe do ta kuptojnë se shteti i tyre interesohet dhe i ndërmerr të gjitha masat e zbulimeve të tyre, e jo si deri më tani që kjo çështje është neglizhue në tërësi deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".