Lexoni edhe:
Modeli gjerman nuk është mënyra e duhur për Kosovën
Detaje të reja janë mësuar nga krimi në familje që tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme.
Burime bëjnë me dije se ka qenë pastruesja e cila ka njoftuar policinë për humbjen e kontaktit me 58-vjeçaren Diana Vukajn e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj, Fabian Vukaj, 55-vjeç.
Modeli gjerman nuk është mënyra e duhur për KosovënLexoni edhe:
Mësohet se ai e ka kryer ekzekutimin e të motrës me armë zjarri tip silenciator në dhomën e saj të gjumit. Viktima kishte humbur kontaktet prej dy ditësh, një ditë pas kthimit të saj nga Gjermania.
Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar. Mësohet se vëlla e motër ishin të pa martuar
(Kosova Sot Online)