FBI-ja mashtron kriminelët me një aplikacion, arrestohen qindra persona në disa shtete

  • E.K /
  • 08 June 2021 - 09:37
 FBI-ja mashtron kriminelët me një aplikacion, arrestohen qindra persona në disa shtete

Agjencitë e sundimit të ligjit kanë thënë se kanë arrestuar qindra kriminelë në pjesë të ndryshme të botës gjatë një operacioni 3-vjeçar përmes përdorimit të një aplikacioni të zhvilluar nga FBI-ja.

Që nga viti 2018, Australia, Zelanda e Re dhe FBI-ja kanë përdorur një aplikacion të enkriptuar, të quajtur ANOM, për ta përcjellë krimin e organizuar, shkruan BBC.

Operacioni i gjerë ndërkombëtar çoi në arrestimin e njerëzve në 18 shtete në Azi, Amerikë Veriore e Amerikë Jugore, Evropë dhe Lindje të Mesme.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, tha se ky operacion ishte një “pellg” që i ka goditur bandat kriminale në nivel global.

“Ky operacion i ka dhënë një goditje të rëndë krimit të organizuar, jo vetëm në këtë shtet, por që do të ketë jehonë rreth krimit të organizuar përreth botës”, tha ai gjatë një konference për gazetarë.

Policia australiane tha se planin e ka hartuar në bashkëpunim me FBI-në. Byroja Federale e Hetimeve dhe Europol-i do t’i publikojnë rezultatet e operacionit më vonë të martën.

(Kosova Sot Online)