Urdhri i Joe Biden i godet për vdekje planet e treshes kriminale Thaçi-Rama-Vuçiq

Urdhri i Joe Biden i godet për vdekje planet e treshes kriminale Thaçi-Rama-Vuçiq

Gani Qarri

  • 11 June 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Kjo është një mbështetje e fuqishme në këto momente vendimtare për Kosovën dhe inkurajim i pazëvendësueshëm për Qeverinë Kurti, që të jetë i vendosur e bashkëpunues si dhe konsistent deri në fund, në mbrojtjen e parimeve bazë për mos ndryshim kufijsh, sikur që është porosi e qartë për marrëveshjen e Asociacionit, vetëm mbi parimet e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe jo ndonjë ngrehine me kompetenca kundër kushtetuese apo "republika srpska", sipas marrëveshjeve antiligjore të Thaçit e Mustafës, që bosnjëzon Kosovën e cenon sovranitetin dhe integritetin e shtetit dhe të Republikës tonë sovrane e të pavarur.

Vendimi më i ri i mirëseardhur në kohën dhe momentin më të duhur, i presidentit të SHBA-ve dhe mikut më të madh të Kosovës, z. Joe Biden i cili në dy pikat kryesore, dha porosi të qarta e me shumë rëndësi dhe tejet pozitive për Kosovën si dhe dërgoi vërejtjet e duhura Edvin Kristaq Ramës, Vuçiqit dhe vet Serbisë hegjemoniste, se çfarëdo veprimi që tenton të cenojë "Integritetin territorial të shteteve" në Ballkanin Perëndimor dhe shkel marrëveshjet për njohje të ndërsjellë ("mutual recognition agreement") përfshi vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, do të bëhet shkak për ndëshkim nga SHBA, bllokimin e pasurisë dhe masat tjera adekuate kundër ideatorëve të veprimeve të tilla të rrezikshme e konfliktuoze.

Ndaj ky vendim do të ketë ndikim tepër të madh dhe të drejtpërdrejtë edhe në dialogun Kosovë Serbi, dhe do t`ia lehtësojë shumë barrën edhe Qeverisë së Kosovës, sidomos në dy pikat e theksuara të Urdhrit të Presidentit Amerikan për shtetet e Ballkanit Perëndimor, mbi çështjen e kufijve. Urdhër i cili vije si paralajmërimi më serioz i deritanishëm dhe në momentet më vendimtare për Kosovën, nga Administrata e SHBA-ve, sidomos për presidentin serb Aleksandër Vuçiq në prag të fillimit të dialogut për marrëveshje me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ai përfundimisht të heq dorë nga projektet e deritashme konfliktuale për ndryshim të kufijve, sepse bashkë me argatët e tij si Edi Rama etj, mundë të futen edhe ata në listë të zezë e izolohen nga SHBA-ja, por edhe si një vërejtje serioze për zbatimin e përpiktë të marrëveshjeve të deritashme, sepse si njëra, ashtu edhe pika tjetër e urdhrit presidencial, konsiderohen me rrezik për rajonin dhe më gjerë.

Pra janë dy pika me porosi shumë të qarta, se çfarëdo veprimi nga kushdo që cenon "integritetin territorial të vendeve apo shteteve" në Ballkanin Perëndimor përbënë shkak për t'u privuar nga e drejta e hyrjes në SHBA dhe arsye për bllokim pasurie në SHBA, përfshi çfarëdo veprimi tjetër nga kushdo që cenon "marrëveshjen për njohje të ndërsjellë" apo në origjinal "mutual recognition agreement" sikur edhe marrëveshjet tjera paraprake si ajo e Dejtonit, Prespës, vendimet e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, përbëjnë shkak për t'u privuar nga e drejta e hyrjes dhe arsye për bllokim pasurie në SHBA!

Madje leximi i këtyre dy pikave përtej kuptimit të tyre të thjeshtë, lë të nënkuptohet qartë, se e para përcakton pozicionin e vendosur të Administratës së z.Joe Biden kundër riorganizimit territorial të shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe mospërkrahjen për ndryshim kufijsh në rajon, dhe e dyta mos ndryshimin e kufijve të Kosovës, pra shtetësia e Kosovës, as që guxon të vije në diskutim në përplasjet e mëdha gjeopolitike lindje-perëndim!Pra sidomos pika e dytë flet hapur dhe drejtpërsëdrejti për dialogun Kosovë - Serbi, sepse siç dihet, nuk ka asnjë marrëveshje tjetër në Ballkanin Perëndimor për "njohje të ndërsjellë, si marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe legalisht të obligueshme në mes dy vendeve për të cilën pikërisht z. Joe Biden, është shprehur edhe më parë qartë, se duhet të jetë të përfundojë me njohje të ndërsjellë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".