Philip Kosnett viziton Mitrovicën e Veriut: Kosovarët mund të arrijnë paqe vetëm duke punuar së bashku

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 10:39
 Philip Kosnett viziton Mitrovicën e Veriut: Kosovarët mund të arrijnë paqe vetëm duke punuar së bashku

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vizituar dje Mitrovicën e Veriut ku është takuar me liderët politikë dhe shoqërinë civile.

 Kosnett ka shkruar se kosovarët mund të arrijnë paqen që ju duhet vetëm duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.

“Vizitë e mirë, produktive në Veriun e Mitrovicës dje për diskutime me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediet e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien që e fitojnë vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett.

(Kosova Sot Online)