Policia në Ferizaj gjobit qytetarin që tejkaloi në vijë të plotë

  • E.K /
  • 16 June 2021 - 11:16
 Policia në Ferizaj gjobit qytetarin që tejkaloi në vijë të plotë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka arritur të identifikojë personin, i cili  me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në aksin rrugor Ferizaj – Kaçanik.

Policia, e ftoi qytetarin L.D(M/SH/K) 35 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet nga policia.

(Kosova Sot Online)