Deputeti i PDK’së- Sveçlës: Po shpërtheu zemërimi i veteranëve, s’mund të gjesh ekzaltimin në birën e miut

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 11:07
 Deputeti i PDK’së- Sveçlës: Po shpërtheu zemërimi i veteranëve, s’mund të gjesh ekzaltimin në birën e miut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka kritikuar qeverinë Kurti për keqmenaxhim në qeverisje.

Ai foli edhe për ministrat e qeverisë, teksa më shumë fjalë pati për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Kemi parë që ka shkarkime dhe ngarkime familjarë të eksponentëve të VV-së. po e shohim edhe një ministre të Punëve të Jashtme  që po i  duartroket Serbia. E kemi parë edhe një Ministër të Punëve të Brendshme i cili përkrahë policët gangster që e nëpërkëmbën invalidin e luftës deri ia thyen edhe protezën dhe që nuk i bën përshtypje liturgjia serbe në Kosovë”, ka thënë ai.

Madje ai tha se po shpërtheu zemërimi i invalidëve të luftës, Sveçla nuk mund të gjejë ekzaltimin as në birën e miut.

“Z.Sveçla e këshillojë të mos luaj me durimin e atyre djemve sepse po shpërtheu zemërimi i tyre i garantojë se ekzaltimin nuk mund ta gjejë as në birën e miut”, ka thënë më tutje Nura.

Këtu deputeti i PDK-së e pati fjalën për momentin kur u arrestua invalidi i luftës Faik Fazliu.

(Kosova Sot Online)