Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari”, prezantoi një leje qëndrimi e cila mund të jetë e falsifikuar

  • E.K /
  • 21 June 2021 - 10:47
 Arrestohet një shtetas i huaj në Aeroportin “Adem Jashari”, prezantoi një leje qëndrimi e cila mund të jetë e falsifikuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 11:40 është arrestuar një shtetas i huaj, pasi i njëjti ka prezantuar një dokument të Suedisë i cili dyshohet se mund të jetë i falsifikuar.

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dokumenti është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

“ANP Adem Jashari, 20.06.2021 ─ 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetasi i huaj pasi që i njëjti ka prezantuar një dokument (leje qëndrimi) të Suedisë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, është thënë nga policisë.

(Kosova Sot Online)