Numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura nga gjykatat e Kosovës faqja e zezë e sistemit të drejtësisë

Numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura nga gjykatat e Kosovës faqja e zezë e sistemit të drejtësisë
Numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura nga gjykatat e Kosovës faqja e zezë e sistemit të drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 21 June 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Tatëpjeta del nga lëndët e pazgjidhura dhe nga dështimet juridike në sistem, sidomos të qëndrueshmërisë së verdikteve të marra nga prokurorët dhe gjyqtarët. Mendohet se dështimet janë të mëdha, sepse nga instancat e ndryshme, si Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, një numër i madh i lëndëve rikthehen në shqyrtim. Ky është një dështim për mos profesionalizëm dhe kapje të sistemit të drejtësisë. Mu këtu del i domosdoshëm VETING-u.

-Ka shumë faktor që duket kanë ndikuar negativisht në punën e sistemit të drejtësisë. Në këtë drejtim është jo profesionalizmi, mungesa e një të kaluare të pastër dhe ndoshta lidhjet me grupet informale të interesit në vend, si faktor i dështimeve të mëdha. Mund të ketë edhe fakte dhe me siguri ka edhe të tjera dhe shumë të ndryshme. Mirëpo, nga ato tri fakte dalin dështimet dhe grumbullimet e lëndëve në sistemin e drejtësisë. Numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura nënkupton faktet e përmendura. Nëse këto nuk janë, mund të ketë edhe numër të vogël të kuadrit në sistem, si fajtor i gjendjes. Megjithatë, barra e gjendjes në sistem bie kryesisht mbi KPK dhe KGJK.

Këto janë organet që e kanë nën kontroll sistemin prokurorial dhe atë gjyqësor dhe çdo dështim i bie barra këtyre organeve, përveç gjyqtarëve e prokurorëve drejtpërdrejtë. Mendohet se ky sistem mund të fillon të ndërtohet profesionalisht me dy ligje që i nevojiten sistemit dhe e shërojnë atë. Së pari, është Ligji mbi masat disiplinore, ndonëse për mua është ligj qesharak, sepse askund nuk ka ligje të tilla. Ka ligje të përgjegjësisë për mos punë, për shkelje të normave dhe përgjegjësi penale.

Disiplina është një çështje që i takon sistemit që rregullon me rregullore të veçantë pa ndonjë ligj eksciplite të kësaj natyre. Së dyti, është Ligji mbi VETING. Edhe ky ligj nuk ka bazë juridike, sepse nuk ekziston në vendet tjera si i natyrës së tillë. Prokurorët dhe gjyqtarët përgjigjen para ligjit si çdo i punësuar tjetër në sektorin shtetëror. Mirëpo, kur sistemi merr tatëpjetën, mbetet VETING-u si mjet i fundit i shërimit të sistemit juridik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".