Në Gjakovë gruaja e gjen burrin të vdekur, afër tij ishte edhe një pistoletë

  • E.K /
  • 24 June 2021 - 09:41
Në Gjakovë gruaja e gjen burrin të vdekur, afër tij ishte edhe një pistoletë

Një grua nga Gjakova e ka gjetur bashkëshortin e saj të vdekur. Afër trupit të viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Gjakovë, 23.06.2021-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe  ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur  dhe sekuestruar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport

(Kosova Sot Online)