E theri për vdekje 15 cm në qafë, Prokuroria kërkon paraburgim për 26-vjeçarin nga Gjilani

  • E.K /
  • 25 June 2021 - 14:34
 E theri për vdekje 15 cm në qafë, Prokuroria kërkon paraburgim për 26-vjeçarin nga Gjilani

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.Z, i dyshohet se ka therur për vdekje të ndjerin I.C.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan ndaj të pandehurit B.Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më 24 Qershor 2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B.Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë.

I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

(Kosova Sot Online)