Organet e ndjekjes të mirren urgjentisht për dy mandatet e qeverisjes së Shpend Ahmetit

Organet e ndjekjes të mirren urgjentisht për dy mandatet e qeverisjes së Shpend Ahmetit
Organet e ndjekjes të mirren urgjentisht për dy mandatet e qeverisjes së Shpend Ahmetit

Muhamet Kelmendi

  • 25 June 2021 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi 

 Riparimi i dëmeve do të jetë i kushtueshëm sepse janë ndërtuar objekte vend e pa vend, me leje, dhe nëse synohet rregullimi i qytetit, kërkon intervenim dhe ajo punë është e kushtueshme. I takon natyrisht që organet e ndjekjes së krimit të merren me Prishtinën. Dhe, si këtu, do të gjejmë edhe në komunat tjera. Kudo ka keqpërdorime.

Beteja për Prishtinën natyrisht se ka qenë çdo herë e ashpër dhe në fakt kush e ka Prishtinën i ka tërë votat e Republikës. Kandidatët e partive politike nuk më duken edhe sa të kualifikuar, ndonëse ka të vyeshëm. Pritet një ndeshje e ashpër midis kandidatëve dhe me siguri se do të kemi në raundin e parë jo një fitues. Raundi i dytë do të vendosi për fituesin.

Tash kemi një gjendje shumë të rëndë në Prishtinë. Riparimi i dëmeve do të jetë i gjatë dhe shumë i kushtueshëm. Riparimi i dëmeve  do të jetë i kushtueshëm sepse janë ndërtuar objekte vend e pa vend, me leje, dhe nëse synohet rregullimi i qytetit, kërkon intervenim dhe ajo punë është e kushtueshme. I takon natyrisht që organet e ndjekjes së krimit të merren me Prishtinën. Dhe, si këtu, do të gjejmë edhe në komunat tjera. Kudo ka keqpërdorime.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".