Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë

  • E.K /
  • 29 June 2021 - 13:25
 Në një shtet propozohet që grave t’u lejohet martesa me më shumë se një burrë

Propozimet që grave t’iu lejohet martesa me më shumë se një burrë në të njëjtën kohë kanë nxitur debat të gjerë në Afrikën Jugore.

Legjislacioni për atë që njihet si poliandri u çua përpara nga Departamenti i Punëve të Brendshme, shkruan Independent.

Këto plane, që janë pjesë e masave më të gjera të qeverisë për ta reformuar Aktin e Martesës, i kanë zemëruar konservatorët dhe disa grupe fetare.

Poligamia – rasti kur një burrë është i martuar me dy a më shumë gra njëkohësisht – tashmë është e lejuar në Afrikën Jugore.

Megjithatë, Kennet Meshoi, kryetar i Partisë Afrikane Kristian-Demokrate, e cila është në opozitë, pretendon se shoqëria do të shkatërrohej, nëse të njëjtat të drejta martesore do t’iu jepeshin edhe grave.

Profesori Collis Machoko i tha televizionit BBC se ankesat ndaj këtij propozimi kanë të bëjnë me kontrollin. “Shoqëritë afrikane nuk janë të gatshme për barazi të vërtetë. Ne nuk dimë çfarë të bëjmë me gratë që s’mund t’i kontrollojmë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)