Vendoset në Budapest busti i Skënderbeut

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 10:13
Vendoset në Budapest busti i Skënderbeut

Busti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është vendosur sot në Parkun Qendror të Budapestit të Hungarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një foto të bustit.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest

***dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, kjo statujë, është dhuratë e Bashkësisë së Tiranës për Bashkësinë e Budapestit. 

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158872562006523

(Kosova Sot Online)