VETTING-u një mjetë i fundit në drejtësi, kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjit

VETTING-u një mjetë i fundit në drejtësi, kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjit
VETTING-u një mjetë i fundit në drejtësi, kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjit

Muhamet Kelmendi

  • 05 July 2021 - 07:31

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

VETTING-u është një mjetë i fundit i fushës së zbatim të ligjit kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjit. Kuptohet se ky ligj mbështetet në disa fusha kryesore të veprimit të vetë juridik. Këtu mendoj: Në performancën e treguar në punë, në gjendjen profesionale të të punësuarave në sistem, në gjendjen morale dhe të formimit shtetëror dhe juridik dhe në gjendjen ekonomiko-financiare të të punësuarave në sistem. Janë këto fakte që domosdo duhet të futen në ligj në mënyrë që sistemi të shërohet. Këto janë punët që i nevojiten sistemit atëherë kur ai nuk e zbaton ligjin në fuqi. Pra kur është në pyetje e drejta pozitive vlen për të gjithë.

Sistemi juridik në Kosovë është keq. Ai po ka dështime në lëndë dhe në ndjekjen e dukurive të rënda antiligjore. Ky sistem duhet patjetër të shërohet. VETTING-u është një rrugë e duhur adekuate juridike për shërimin e gjendjes në fushën e drejtësisë. Zakonisht kjo futet në veprim kur masat normale juridike nuk ndikojnë apo kur sistemi ka rrëshqitur dhe nuk funksionon mbi bazën e Ligjit. Çështja e pronës së pajustifikueshme është e rregulluar edhe me Kodin Penal të Republikës. Mirëpo, nuk ka treguar sukses, sepse nuk është zbatuar nga ana e prokurorisë dhe e gjykatave . Në Kosovë nuk është pothuajse asnjë pasuri e konfiskuar.

Natyrisht se ka përjashtime. Dhe po kështu shihet nga aeroplani pasuria e krijuar në sektorin privat dhe në atë publik. Ajo i tejkalon kapacitetet ligjore të fitimit të pasurisë. Natyrisht se kjo çështje duhet të ju lihet në kompetencë vetëm organeve të sistemit të drejtësisë e jo administratës. Nëse administrata vepron do kemi çrregullime të rënda dhe sistemi do të degjenerohet. VETTING është një mjet i fundit i fushës së zbatim të ligjit kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjit. Kuptohet se ky ligj mbështetet në disa fusha kryesore të veprimit të vetë juridik.

Këtu mendoj: Në performancën e treguar në punë, në gjendjen profesionale të të punësuarave në sistem, në gjendjen morale dhe të formimit shtetëror dhe juridik dhe në gjendjen ekonomiko-financiare të të punësuarave në sistem. Janë këto fakte që domosdo duhet të futen në ligj në mënyrë që sistemi të shërohet. Këto janë punët që i nevojiten sistemit atëherë kur ai nuk e zbaton ligjin në fuqi. Pra kur është në pyetje e drejta pozitive vlen për të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".