Gjuajtje me armë në Viti, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë

  • G.G /
  • 13 July 2021 - 12:28
Gjuajtje me armë në Viti, plagosen tre persona, dy në gjendje të rëndë

Tre persona janë plagosur me armë zjarrin pak më parë në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti.

Rastin për express, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

” Ju informojme se me  13 korrik 2021  rethë orës  11:00 në Rr,, Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri. Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë . Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta”, ka konfirmuar ai.

(Kosova Sot Online)