Shpend Ahmeti dhe lidhja e tij e fuqishme me grupet e interesit!

Shpend Ahmeti dhe lidhja e tij e fuqishme me grupet e interesit!
Shpend Ahmeti dhe lidhja e tij e fuqishme me grupet e interesit!

Arsim Haziri

  • 13 July 2021 - 07:28

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri

Pasi është ndëshkuar me votë nga qytetari për abuzim, nuk përjashtohet as hetimi nga drejtësia dhe ndëshkimi meritor për secilin abuzim të konstatuar ligjor. Duke qenë i tillë, i joshur nga interesi i përfitimit material, ai po e vazhdon këtë mandat deri në fund duke u përpjekur në maksimum që të përfiton maksimalisht materialisht. Shpendi dhe grupi i tij shkelën bukën që e hëngrën, shkelën mundin dhe sakrificën e gjithë aktivistëve që pa rreshtuar ia ndihmuan që ai ta këtë karrigen e kryetarit të Prishtinës , të cilën tash po e shfrytëzon për interesat e përfitimit material personalisht, por duke përfunduar si person i vdekur përgjithmonë politikisht.

Kryetari aktual në ikje i Prishtinës, Shpend Ahmeti atë mbështetjen e madhe politike që e fitoi në mandatin e tij të parë për kryetar të Prishtinës, e mori falë elektoratit të Vetëvendosjes, kurse qe asokohe dihet se Ahmeti kaloi në Vetëvendosje si një trup i huaj falë shkrirjes së ish Feri-t në Lëvizjen Vetëvendosje! Kjo pra ishte arsyeja pse kjo figurë u avancua shumë politikisht dhe fitoi për dy mandate Prishtinën. Mirëpo naiviteti i tij për të perceptuar fuqinë e thellë të Vetëvendosjes e bëri atë së bashku me grupin e mbështetësve të tij një lakmitar për të përfituar personalisht dhe si grup i diferencuar nga LVV-ja duke abuzuar me pushtetin që ja kishin besuar qytetarët. Devijimet nga programi i Vetëvendosjes kishin filluar lehtas dhe pa hutueshëm që në mandatin e parë si kryetar i Prishtinës, që dyshohet dhe është përfolur shumë për korrupsion me lejet ndërtimore, por ato morën përmasat alarmante menjëherë pasi u rizgjodh një mandat të dytë duke u pozicionuar krejtësisht në favor të grupeve të caktuara të interesit, duke harruar besimin e madh elektoral dhe politik, i joshur nga grupet e interesit pasi që Prishtina dhe industria e ndërtimit ishin dhe vazhdojnë të mbeten një mundësi e jashtëzakonshme për përfitim të kundërligjshëm.

Tani më të gjithë e kanë të qartë, ajo është dëshmuar në veprime se Shpendi dhe grupi i tij i pa dinjitetshëm filloi të sillet në mënyrë të pandërgjegjshme që edhe kulmuan me ndarjen e përkrahësve të tij nga LVV- vetëm me qëllim të përfitimit nga pushteti që ju ishte besuar, mirëpo abuzimi me pushtet, kundër interesit të qytetarëve, dhe lidhja me grupet e mëdha të interesit për përfitim personal dhe në grup, sidomos në fushën e ndërtimeve në Prishtinë, bëri që Shpend Ahmeti ta merr ndëshkimin e madh në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, kështu që ki ishte sinjali më i mirë për të ardhmen e tij në karrierën e dështuar politike. Shpend Ahmeti, me të gjitha veprimet që i ka bërë dhe po vazhdon ti bëjë në krye të Prishtinës, po e dëshmon se ka qenë vetëm një element veprues në dëm të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe me kohë nuk e ka merituar edhe besimin qytetar të cilin po e abuzon, sepse qeverisja e tij në Prishtinë në asnjë rast nuk përfaqëson drejtësinë dhe qeverisjen e ligjore. Shpend Ahmeti dhe grupi i tij u dëshmua me kohë se është dorë e zgjatur e kompanive të mëdha ekonomike, po ashtu edhe politikës së degraduar.

Kosova problemin më të madhe e ka me keq menaxhimin dhe me degradimin e zhvatjen e resurse publike, e në këtë segment hisen e vetë gjithsesi e ka edhe kryetari në ikje i Prishtinës Shpend Ahmeti. Tërë këtë mjerim të madhe urban, social dhe institucional që po e karakterizon tani qytetin e Prishtinës, e ka krijuar sidomos ky mandati i dytë i Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës dhe lidhja e tij e fuqishme grupet e interesit, pushtet i cili e ka tejkaluar interesin shoqëror dhe kanë avancuar në interesin e përfitimit individual, ashtu edhe lidhja me klikat e pandërgjegjshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".