Burri me trotinetë vjedh mbi 2 milionë euro stoli nga argjendaria në Paris

  • E.K /
  • 29 July 2021 - 09:02
 Burri me trotinetë vjedh mbi 2 milionë euro stoli nga argjendaria në Paris

Policia në Paris është vënë në kërkim të një burri, i cili ka vjedhur mbi 2 milionë euro stoli dhe gurë të çmuar nga një argjendari.

Ky person, që mendohet se është në të pesëdhjetat apo gjashtëdhjetat, arriti në dyqanin luksoz “Chaumet” me trotinetë të martën pasdite.

Ai nxori një armë dhe kërcënoi se do të aktivizonte një bombë, për të cilën tha se është e vendosur në dyqan, njoftoi policia franceze.

Kamerat e sigurisë siguruan pamje të një burri me maskë duke hyrë në dyqan, shkruan BBC.

Policia tha se ai i detyroi punëtorët e dyqanit që t’i dhurojnë stoli dhe gurë të çmuar si dhe çelësat e lokalit, para se ta ngujonte stafin dhe të ikte. Gjatë plaçkitjes nuk pati dhunë.

Autoritetet të mërkurën arrestuan dy të dyshuar për këtë rast. Ata u kapën në një zonë pushimi në një autostradë, ku iu gjet edhe një sasi e konsiderueshme e gjësendeve.

(Kosova Sot Online)