
Lexoni edhe:
Një i vdekur dhe 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Babush të Prishtinës.
Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë që ishte duke transportuar një veturë, e cila ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Një i vdekur dhe 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Lexoni edhe:
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërkaq lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti.
Mehmeti deklaroi se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar.
“Bazuar në informacionet nga njësia në terren sot më datë 03.08.2021 rreth orës 14:15 ka ndodhur një vetaksident trafiku në afërsi të lokacionit Babush. Në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë që ishte duke e transportuar një veturë dhe për shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga. Në vetaksident nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Mehmeti.
(Kosova Sot Online)