Aksident i rëndë me kombibus, 10 të vdekur e 20 të lënduar

  • E.K /
  • 05 August 2021 - 11:27
 Aksident i rëndë me kombibus, 10 të vdekur e 20 të lënduar

Dhjetë persona vdiqën dhe 20 të tjerë u lënduan në një aksident të rëndë të mërkurën pasdite në Teksas të ShBA-së. Besohet se një pjesë e pasagjerëve ishin imigrantë pa dokumente.

Në kombibus ndodheshin 30 persona, kur vozitësi u mundua të kthehej djathtas, doli nga rruga dhe goditi një shtyllë të metaltë”, tha zëdhënësi i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Nathan Brandley.

Së paku disa prej personave që gjendeshin në kombibusin e aksidentuar besohet se ishin imigrantë pa dokumente, tha Brandley. Rruga ku ndodhi aksidenti u bllokua për qarkullim deri në mbrëmje, shkruan CNN.

Autoritetet lokale janë duke  e hetuar aksidentin dhe identiteti i viktimave do të publikohet osa të njoftohen, thanë zyrtarët.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara po përballen me fluks të imigrantëve në kufirin me Meksikën. Administrata e Bidenit do ta vazhdojë politikën e periudhës së Trumpit, që u mundëson autoritetetve dëbim të shpejtë të imigrantëve pa dokumente për shkak të frikës nga pandemia.

(Kosova Sot Online)